Ilir Blakçori “Ylli i Javës” në Superligë
Sport
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Për xhiron e 3-të të Albi Mall Superligës së Kosovës. Çmimi “Ylli i javës” i takon mbrojtësit të majtë të Llapi, Ilir Blakçori.

Blakçori në ndeshjen kundër Fushë Kosovës përveç se ishte stabil në mbrojtje ishte shumë i dobishëm edhe në fazën ofanzive, duke shënuar një gol, që ia mundësoi Llapi t’i gëzohet fitores dhe të arkëtojë 3 pikët e radhës në Albi Mall Superligë.

Pasi mori këtë çmim, Blakçori u shpreh i lumtur që skuadra e tij shënoi fitoren e radhës në elitën e futbollit në Kosovë.

“Është kënaqësi të shpallesh më i miri i xhiros. Për mua ky është çmimi i parë dhe ndihem tejet i vlerësuar. Kjo do të ishte e pamundur pa ndihmën e bashkëlojtarëve dhe shtabin teknik, andaj shfrytëzoi rastin t’i falënderoj për bashkëpunimin. Këtë edicion e kemi nisur mbarë ndonëse kemi ndërtuar një ekip pothuajse të ri. Na duhet akoma kohë që të komponohemi për të paraqitur në fushën e gjelbër më të mirën tonë. Atmosfera në ekip është e mirë dhe besoj që performanca jonë do të na dërgojë sa më lart në renditje”, ka thënë Ilir Blakçori për faqen zyrtare të FFK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024