Mancini: Arabia, mundësi e shkëlqyer për mua
Sport
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Roberto Mancini është emëruar trajneri i ri i Arabisë Saudite dy javë pasi dha dorëheqjen si trajner i Italisë.

58-vjeçari udhëhoqi Italinë drejt fitores në Euro 2020, duke mposhtur Anglinë me penallti në finalen e Wembleyt.

Skuadra shkoi në një rekord botëror prej 37 ndeshjesh pa humbje, por nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës 2022.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027. Ndeshja e tij e parë  do të jetë më 8 shtator kundër Kosta Rikës në “St James' Park”.

"Unë besoj se kjo është një mundësi e shkëlqyer për mua, për të përjetuar futbollin në një vend të ri, veçanërisht me popullaritetin në rritje të futbollit në Azi," tha Mancini.

"Prania e lojtarëve më të mirë në Ligën Pro Saudite tregon potencialin për rritje në skenën kombëtare të futbollit."

Mancini udhëhoqi Manchester Cityn drejt titullit të parë të Premier Ligës në vitin 2012 dhe ka drejtuar gjithashtu Fiorentinën, Lazio,n Interin, Galatasarayn dhe Zenit St Petersburgin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024