​Bolonja e ndal me barazim Juventusin
Sport
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Pasi e nisi kampionatin e ri me fitore ndaj Udineses, Juventusi është ndalur me barazim nga Bolonja në xhiron e dytë.

“Zonja e vjetër” u gjend në disavantazh 1-0 pas 24 minutave lojë kur Ferguson shënoi për epërsinë e Bolonjës, rezultat me të cilin edhe përfundoi pjesa e parë, raporton KosovaPress.

Në pjesën e dytë skuadra e Max Alegrit e kërkoi me ngulm golin e barazimit, gjë të cilën edhe e arriti në minutën e 80’ kur Vlahivic shënoi për 1-1, por kjo ishte e gjitha që ata ia dolën të bënin duke marr vetëm një pikë nga kjo ndeshje.

Pas dy xhirove, Juventusi ka katër pikë dhe renditet në vendin e katërt në tabelë

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024