​Liverpoolit nuk i duhen 11 lojtarë për ta mposhtur Newcastle United-in
Sport
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Edhe pse luajti për më shumë se një orë me një lojtar më pak në fushë, Liverpooli e ka mposhtur Newcastle United, madje edhe me përmbysje të rezultatit nga 1-0 në 1-2.

Pas vetëm gjysmë ore lojë, skuadra e Jurgen Klopp mori dy goditje të renda në “St James Parrk”. Ata fillimisht pranuan gol të cilin e realizoi Gordon në minutën e 25’, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Virgil van Dijk u përjashtua nga loja me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj kundërshtarit të tij, raporton KosovaPress.

Por, përkundër këtyre dy episodeve negative, në pjesë e dytë Liverpooli tregoi fytyrën e vërtetë duke përmbysur rezultatin dhe emri që frymëzoi gjithçka ishte Darwin Nunez i cili u inkuadrua në minutën e 77’ në vend të Mac Allister.

Ai fillimisht barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 82’, kurse në minutat shtesë vulosi fitoren me golin e tij të dytë.

Pas kësaj fitoreje, Liverpooli ka shtatë pikë me dy fitore dhe një barazim, kurse Newcastle ka vetëm tri pikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024