​Subvencionet për izolim të shtëpive, përfituesit do të marrin paratë pasi të përfundojnë investimin
Biznes
Lexohet për: 3 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Interesimi i madh nga qytetarët ka bërë që të mbyllet pesë ditë më herët aplikimi për thirrjen publike “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”. Pavarësisht se kjo thirrje u mbyll para kohe, nuk konsiderohet shkelje ligjore. Kështu deklaron për KosovaPress, Fillojetë Konjuhi nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE). Megjithëse, qytetarët duhet të nisin investimin me paratë e tyre e në fund do të subvencionohen.

Përmes këtij projekti ku do të përfitojnë rreth 2 mijë familje, qytetarët përfitues të do e kenë mundësinë për subvencionim të termoizilimit të mureve të jashtme, të kulmeve, si dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtë për 45 për qind të vlerës së investimit, deri në 5 mijë e 500 euro.

Në një intervistë për KosovaPress, Konjuhi thotë se letrat e para të para aprovimit tashmë veç janë lëshuar nga Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë dhe ato vazhdimisht do të lëshohen tek qytetaret në bazë të aplikimeve, radhës së tyre.

Mes tjerash, Konjuhi tha se vetëm në 13 ditët e para të thirrjes, kanë aplikuar mbi 2 mijë qytetarë me raport dhe qindra të tjerë pa raport të auditorit.

Ndonëse thirrja për aplikim është mbyllur më herët, Konjuhi thotë se nuk është shkelje ligjore.

Qytetarët përfitues do të duhet që t’i bëjnë investimet vetë e më pas, nëse i kanë respektuar kushtet dhe pas verifikimet nga komisioni përkatës, do të marrin paratë nga subvencioni.

E pyetur nëse dihet numri i të aplikuarve që kanë filluar t’i marrin përgjigjet e para aprovimit, Konjuhi thotë se ende nuk ka vlera specifike, porse shton, se të parët që kanë aplikuar kanë filluar të marrin letrat e para të para aprovimit.

FKEE do të ofrojë një subvencion prej 45 për qind të kostos së investimit, e kufizuar në shumën prej 5 mijë e 500 euro, për zbatimin e masave të Efiçiencës së energjisë. Shuma e subvencionimit varet nga paramasa dhe parallogaria e aprovuar nga FKEE, për masat të cilat paraprakisht auditori i energjisë i ka konfirmuar në raportin e auditimit.

Kriteri bazë i këtij subvencioni ishte që shtëpia të jetë e banueshme, dhe në 21 nga 24 muajt e fundit, ka konsum të energjisë elektrike prej së paku 250 kilovat orë për muaj.

Ky projekt është mbështetur nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit IPA – Pako për Mbështetjen e Energjisë, i aranzhuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe i zbatuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. /E.Krasniqi/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim!

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bmbyllet-thirrja-per-subvencionim-per-izolim-te-shtepive/
https://kosovapress.com/admin/724-aplikime-per-subvencionim-te-pajisjeve/
https://kosovapress.com/admin/rizvanolli-publikon-etiketat-e-eficences-se-pajisjeve-per-subvencionim/
https://kosovapress.com/admin/keto-jane-pajisjet-shtepiake-eficiente-qe-do-te-subvencionohen-nga-me/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024