​Bie numri i të prekurve me tuberkuloz
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Rreth 100 raste më pak me tuberkulozë janë shënuar për mbi shtatë muaj të këtij viti në Klinikën e Pulomologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, Klinika e Pulmologjisë vijon të ndiejë mungesën e hapësirave. Nga kjo klinikë thonë se ka raste kur pacientët nuk kanë mundësi t’i hospitalizojnë, për shkak të mungesës së shtretërve. Po ashtu, thonë se ka nevojë të shtohet edhe numri i stafit të mesëm mjekësor.

Drejtori i Klinikës së Pulomogjisë në QKUK, Musa Hoxha deklaroi për KosovaPress se këtë vit ka tendencë të rënies së numrit që diagnostikohen me sëmundjen e tuberkulozit.

Ai tha se kanë trajtuar 106 raste ndërsa pacientët e prekur janë kryesisht të moshave të reja.

Ndërkaq, sa i përket furnizimit me barna esenciale për kurimin e tuberkulozit, Hoxha theksoi se qëndrojnë mirë, derisa shton se që nga paslufta barnat i kanë siguruar nga Fondi Global.

Drejtori Hoxha thotë se ka mbi katër vite që po ballafaqohen edhe me mungesë hapësirash dhe për pasojë kanë dhoma të mbingarkuara me pacientë.

Tutje, Hoxha potencoi se në Klinikën e Pulmologjisë është e nevojshme që të rritet edhe numri i infermierëve.

Tuberkulozi është një sëmundje infektive kronike, që prek kryesisht mushkëritë. Agjenti shkaktar i tij, mykobakteri i tuberkulozit, ose bacili Koh, transmetohet nga spërklat e pështymës ose të gëlbazës, kur personi i infektuar flet, teshtin ose kollitet. /Z.Zeneli/

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,568
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024