Trump: Paditë ndaj meje janë iniciuar nga Biden
Bota
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar në rrjetin e tij social “Truth” pas aktakuzës së katërt në Xhorxhia.

“Me kalimin e kohës njerëzit harrojnë! Të gjitha këto akuza dhe padi kundër meje janë iniciuar nga ‘i korruptuari Joe Biden’ dhe fashistët e së majtës radikale”, tha manjati në postim.

Ai tha se kjo është arma e zgjedhur demokratëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2024.

“Në të vërtetë, ata besojnë se lidershipi republikan nuk është mjaftueshëm i fortë për t’i ndaluar mashtrimin e tyre. Por, unë do t’i ndaloj, sepse nuk kemi zgjidhje, nëse nuk fitojmë, nuk do të kemi më vend”, tha ish-presidenti.

Ditë më parë, ish-presidenti Trump ka pozuar për foton e tij në burgun e krahinës Fulton në Xhorxhia.

Trump mori 13 akuza në lidhje me një plan të dyshuar për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në Xhorxhia.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024