Plepolli analizon Superligën: Për titull janë dy skuadra, e dhimbshme situata e Gjilanit
Intervista
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Edhe në edicioni 2023/24 të Superligës së Kosovës në futboll, gara e ngushtë për titullin e kampionit do të zhvillohet ndërmjet Ballkani dhe Dritës. Kështu ka deklaruar për KosovaPress, trajneri dhe analisti i futbollit, Arsim Plepolli.

Sipas Plepollit, këtë edicion këto dy skuadra mund të vihen nën presion nga Llapi dhe Prishtina, që kanë konsoliduar radhët e tyre, por që ende nuk janë në nivelin e pretendentëve për titull.

Në garën për titull, Plepolli nuk e sheh Gjilanin, për arsye se kjo skuadër është në telashe. Sipas tij, kur një skuadër kaq e madhe rrezikon falimentimin, futbolli kosovarë merr një imazh shumë të keq. Sipas Plepollit, klubeve kosovare po u mungon planifikimi afatgjatë.

Madje Plepolli bën një lidhje interesante ndërmjet klubit gjilanas dhe gjigantit italian, Milan.

Trajneri ka folur edhe për fenomenin në rritje të largimit të yjeve të Superligës së Kosovës drejt klubeve më të mëdha evropiane. Sipas tij, ky është një lajm pozitiv, pasi që ndikon në ngritjen e imazhit të futbollit kosovarë.

Pas dy xhirove të zhvilluara në Superligën e Kosovës, Ballkani e kryeson tabelën me 6 pikë, aq sa ka edhe Malisheva.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
3
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024