SBASHK: Vendimi i MASHTI-it për tekstet shkollore është skandaloz, e shqyrtojmë të hënën
Lajme
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për blerjen e teksteve shkollore nga prindërit, ka shtyrë Sindikatën e  Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) që të mbaj një takim të hënën e ardhshme me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, që janë përfaqësues të anëtarësisë.

Siç njofton SBASHK-u në këtë takim do të bashkëbisedohet  për gjendjen aktuale në arsim, për problemet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, dhe për vendimin siç thuhet “skandaloz të MASHTI-it për tekstet shkollore” e për shumë çështje të tjera.

“Në këtë takim do të bashkëbisedohet  për gjendjen aktuale në arsim, për problemet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor,  për vendimin skandaloz të MASHTI-it për tekstet shkollore e për shumë çështje të tjera”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Takimi mbahet të hënën, më 28 gusht, në orën 10, në sallën e takimeve në Qendrën e studentëve, te selia e SBASHK.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se nga dita e sotme (e premte) mund të aplikojnë prindërit e nxënësve për subvencionimin e teksteve shkollore.

https://kosovapress.com/admin/mashti-vendos-nga-neser-nis-aplikimi-per-subvencionimin-e-librave/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024