Nga viti 2024, hyrja në Evropë nuk do të jetë më pa pagesë.
Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit - ETIAS do të lejojë hyrjen në vendet e BE-së me pagesë prej 7,70 dollarë. Ky është një sistem për vizitorët nga vendet që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në Evropë.
Kur do të hyjë në fuqi ETIAS?
Fillimisht e planifikuar për të filluar në maj 2023, ETIAS është shtyrë disa herë - por tani duket se është në rrugën e duhur për të nisur në 2024.
Qytetarët e rreth 60 vendeve jo anëtare të BE-së, të cilët aktualisht nuk kanë nevojë për vizë për në BE - si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan CNN.
Banorët e BE-së janë të përjashtuar, pavarësisht nga kombësia e tyre.