Mërgimtarët duan herën tjetër ta gjejnë Mitrovicën e bashkuar
Tema
Lexohet për: 3 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Bashkatdhetarët mitrovicas të cilët po shijojnë ditët e fundit të pushimeve në vendlindjen e tyre, shprehen të kënaqur me ndryshimet në qytetin e Mitrovicës. Ata, gjatë një bashkëbisedimi për KosovaPress, deklaruan se për një kohë të shkurtër janë bërë ndryshime të mëdha, sidomos në sektorin e ndërtimit dhe infrastrukturës,  ndërsa nuk e fshehin dëshirën e flakët që vitin e ardhshëm ta gjejnë Mitrovicën e bashkuar.

Bahtir Ademi, i cili ka ardhur për pushime me familjen e tij pesë anëtarëshe nga Franca, thotë se është bërë ndryshim i madh në Mitrovicë sa i përket ndërtimit.

Sipas tij, disa çmime të artikujve janë të larta për qytetarët e këtushëm, ndonëse shprehet se gjërat kanë ndryshuar për të mirë sa i përket standardit jetësor të vetë qytetarëve  dhe nuk janë si më parë.

Ai pati vërejtje  sa i përket pastërtisë në përgjithësi nëpër rrugët e qytetit, për çka tha se qytetarët duhet ta ngritin vetëdijen rreth kësaj çështje dhe të mos hedhin mbeturina e gjësende tjera vend e pavend.

Ademi vuri në pah dëshirën e madhe që vitin e ardhshëm ta gjejë Mitrovicën e bashkuar, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të lëvizin lirë e pa probleme  në pjesën veriore.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Edhe Bashkim Azemi, një mitrovicas tjetër me punë të përkohshme në Gjermani, ka përmendur  bashkimin e qytetit si çështje  kryesore që kishte dashur të shoh vitin e ardhshëm.

Arsim Avdyli,  mërgimtar poashtu nga Franca, tha se  këtu tashmë gjithçka ka ndryshuar për të mirë, duke përfshirë ndërtimet gjithandej, por edhe gjendjen e përgjithshme ekonomike të qytetarëve në përgjithësi.

Ai përmendi dëshirën e tij për hapje të kufijve dhe lëvizje të lirë të të gjithë qytetarëve pa dallim,  si dhe  potencoi  dëshirën për Mitrovicën një dhe të bashkuar.

Në anën tjetër, Valdete Idrizi, drejtoreshë për Kulturë, Rini  dhe Sport në komunën e Mitrovicës, bëri të ditur se Komuna këtë vit, në kuadër të ‘Javës së diasporës’,  ka organizuar për më shumë se një muaj aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive për mërgimtarët.

Ajo, përveç koncerteve dhe aktiviteteve sportive, ka përmendur edhe panaire, ekspozita, mbrëmje letrare e kampe rinore, siç tha ajo, si vazhdimësi e traditës së pritjes dinjitoze e me zemër  për diasporën.

Ajo tregoi për KosovaPress se e veçanta e kësaj vere është se ka performuar një arbëreshe nga qyteti i Zarës së Kroacisë, ku ka qenë një koncert në hapësirën e muzeut të qytetit, e po ashtu edhe promovimi i  disa librave të veprimtarit nga diaspora, Bajram Muharremi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024