​Ja çfarë duhet të bëni të premteve për një fundjavë pa stres
Magazina
Lexohet për: 6 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Të premtet janë jashtëzakonisht joproduktive dhe shumë prej punonjësve të premteve u ofrohet mundësia për të punuar nga shtëpia ose për të punuar me gjysmë-orari. Përkundër se të premteve mund të ndiheni të lodhur dhe me pak disponim për të punuar megjithatë mund t’ia dilni ta keni një ditë produktive me pak fokus dhe prioritete dhe kështu mund ta filloni fundjavën tuaj pa stres dhe të jeni gati për javën në vazhdim.

AkademiPune ju përcjell pesë këshilla që ju ndihmojnë ta arrini atë.

1.Hartoni emaile të rëndësishme për t'i dërguar të hënën

Mendoni për fundjavën si një mini-pushime. Nëse do të shkonit në pushim, çfarë do të përfundonit së pari për t'i bërë ato sa më të këndshme? Mundohuni t’i bëni gati gjërat me të cilat duhet t’ia filloni javën që do të nisni. Në këtë mënyrë, nuk duhet të mendoj për to gjatë fundjavës. Gjëja e fundit që duhet të bëni të dielën në mbrëmje është të shqetësohem për emailin që duhet të dërgoni të hënën.

Kjo teknikë u heq nga agjenda e ditës disa nga gjërat në të cilat nuk doni të shpenzoni shumë kohë kështu që kur të ktheheni të hënën do të ndiheni më të motivuar dhe do të mund të fokusoheni në gjërat që doni më shumë të bëni. nuk do të preferoja të shpenzoja shumë kohë. Në vend të kësaj, unë mund të fokusohem në gjërat që më pëlqejnë shumë të bëj dhe që do ta çojnë biznesin tim përpara. Ajo çliron më shumë energji mendore për t'u fokusuar në "gurët" e mëdhenj të biznesit tim".

Shkruani gjërat që do t’i bëni javën e ardhshme

Gjëja e parë që duhet të bëni është të keni një plan solid veprimi për javën në vijim. Kështu mund të bëni një plan nga gjërat më të rëndësishme tek ato më pak të rëndësishme. Pastaj, duke filluar nga mëngjesi i së hënës, përqendrohem në kryerjen e gjërave në atë rend. Të premten reflektoni në atë që keni bërë gjatë javës dhe bëni një plan për atë që do të bëni në vazhdim.

Çelësi është ta zbatoni këtë në mënyrë të vazhdueshme derisa të bëhet një rutinë normale. Mjafton ta praktikoni tre javë dhe pastaj gjithçka futet vetiu në proces. Kështu do të mund ta menaxhoni më mirë kohën tuaj dhe po ashtu të rrini më rehat gjatë fundjavës.

Bëjeni një kalendar për javën e ardhshme

Gjithçka që planifikohet arrihet edhe të përfundohet. Michel Falxon një ndërmarrës i suksesshëm thotë se e ndanë një kohë gjatë së premtes ku rishqyrton disa fusha të jetës së tij: Shëndeti, personalja, biznesi dhe brendimi personal. Kjo thotë se i ndihmon të përcaktohet se kur do të bëj ushtrimet, me cilin anëtar të familjes ose mik do të zhvilloj një bisedë të thellë, çfarë duhet të bëj për të çuar përpara biznesin dhe për cilat fjalime kryesore duhet të përgatitet.

“Nuk më pëlqen - ose nuk rekomandoj të filloni javën tjetër duke shikuar e-mailet dhe duke menduar 'Prej nga t’ia filloj?' Më pëlqen të kem paqe mendore gjatë fundjavës, duke e ditur që kam përgjegjësitë e mia edhe në jetën personale. Duke e bërë këtë, unë mund të maksimizoj produktivitetin tim dhe të performoj sa më mirë”, ka thënë ai.

Përfundoni të gjitha detyrat e qëllimeve parësore

Gjatë kohës sa punoni gjithmonë duhet t’i vendosni vetes qëllime. Duhet t’i vendosni vetes qëllime ditore, dhe javore krahas qëllimeve të mëdha mujore dhe objektivave edhe më të mëdha vjetore. Kjo i zbërthen angazhimet në pjesë më të vogla që janë më të lehta për t'u arritur. Përpara se të shkoni në fundjavë, sigurohuni që keni vendosur për gjithçka që do të bëni javën që vjen. Nëse nuk e bëni këtë, fundjava do t’iu shkojë duke menduar për punë.

Vetdisiplina që aplikojmë për qëllimet tona na lejon të tërheqim pasuri dhe mundësi të pakufizuara. Pa të, jeta jonë do të udhëhiqet nga disponimi ynë - dhe do të jetë po aq e paparashikueshme. Mund të lëvizim malet një ditë dhe të gjendemi në prag të heqjes dorë të nesërmen. Nëse nuk bëni përpjekje të vazhdueshme, dikush me më shumë disiplinë mund t'ju rrëmbejë mundësitë.

Kompletoni “5 gjërat”

Ne kemi vetëm një sasi të kufizuar kohe dhe energjie në ditë, kështu që maksimizimi i produktivitetit dhe efektivitetit tonë është jetik. Ëill Kleidon, themelues dhe udhëheqës i Ojai Energetics - një kompani vazhdimisht në rritje, thotë se çdo ditë e tij është e mbushur me shpërqendrime që konkurrojnë për vëmendjen e tij. “Çdo të hënë në mëngjes, unë e filloj javën me ritualin tim të kujdesit për veten: të pi ujë, të marr vajin tim CBD dhe të stërvitem. Pastaj vendosa pesë objektivat e mia kryesore për javën, duke përfshirë objektivat që janë të rëndësishëm, por jo urgjente”, thotë ai.

Ai thotë se çdo ditë të javës vendosë "pesëshat e tij më të mira" që do ta afrojnë më shumë me pesë objektivat javore.

“Pastaj, përpara se të filloj fundjavën time, sigurohem që i kam plotësuar ato pesë qëllime. Ky sistem më lejon të qëndroj në rrjedhë dhe të rris në mënyrë efektive kompaninë”, është shprehur ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024