ShSKUK deklarohet pas mbledhjes së jashtëzakonshme lidhur me rastin në Klinikën e Psikiatrisë
Lexohet për: 1 min.
QKUK-Hyrja-1-of-2-560x404
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas rastit të vdekjes në Klinikën e Psikiatrisë, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës i ka kërkuar drejtorit të përgjithshëm të bëjë vlerësim të gjendjes dhe bazuar në kompetencat e tij të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës.

Në njoftim është theksuar se bordi ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Pas diskutimeve, Bordi Drejtues ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, konform përgjegjësive dhe autorizimeve ligjore të bëjë vlerësim të gjendjes dhe bazuar në kompetencat e tij të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës. Po ashtu, do të ndërmerren  veprime të tjera ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla”, është bërë e ditur në njoftimin e ShSKUK-së.

Një pacient ka mbetur i vdekur nga zjarri në shërbimin emergjent të Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, ndërsa u raportua se tre punëtorë shëndetësorë janë asfiksuar.

https://kosovapress.com/admin/zjarr-ne-kliniken-e-psikiatrise-ne-qkuk-humb-jeten-nje-pacient/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024