Policia po e heton rastin tragjik në QKUK
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të të rrethanave që karakterizojnë rastin e zjarrit në Klinikën e Psikiatrisë, si pasojë e të cilit humbi jetën një pacient ndërsa u helmuan pesë persona.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, derisa ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë njoftuar në mesnatë.

https://kosovapress.com/admin/zjarr-ne-kliniken-e-psikiatrise-ne-qkuk-humb-jeten-nje-pacient/

“Sot rreth orës 00:15, është raportuar se  në klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë, një dhomë është përfshirë nga zjarri. Policia dhe prokurori i shtetit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit në këtë rast, një person ka vdekur si dhe pesë të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Sipas Ahmetit, aktualisht Policia është e angazhuar në zbardhjen e plotë të rastit.

https://kosovapress.com/admin/qkuk-jep-detaje-per-rastin-ku-mbet-i-vdekur-nje-pacient-u-helmuan-pese-persona/

“Aktualisht  policia në koordinim me prokurorin ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, që është i cilësuar si zjarrvënie dhe Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, vijoi ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024