​Inter Miami në finale të kupës, Messi sërish hero
Sport
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Inter Miami ka siguruar finalen e Kupës Amerikane pasi e kanë eliminuar skuadrën Cincinnati me një përmbysje spektakolare.

Skuadra e cila tani ka në përbërje yllin argjentinas Lionel Messi ishte në disavantazh prej 2-0 pas golave të shënuara nga Acosta dhe Vazquez në minutat 18’ dhe 53’, por ishte pikërisht Messi ai që frymëzoi përmbysjen spektakolare të rezultati duke dhënë dy asistime në dy golat që barazuan rezultatit dhe u realizuan nga Campana 68’ dhe 90’, raporton KosovaPress.

Në vazhdime, të dy skuadra realizuan nga një gol, duke bërë që ndeshja të shkojë në penallti në të cilat më e suksesshme ishte Inter Miami që fitoi me rezultat 5-4.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024