Kosova po bëhet me stadium të atletikës
Sport
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Kosovë, përkatësisht në Kamenicë po ndërtohet për herë të parë stadiumi i atletikës.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku përmes një shkrimi më Facebook.

Ai ka thënë se ky stadium është i projektuar sipas standardeve për gara ndërkombëtare.

“Kamenica po bëhet me stadium të atletikës, i pari në Kosovë  Atletët e talentuar që ka vendi, klubet e Federata e Atletikës shumë shpejt do të kenë stadiumin e tyre modern, i projektuar sipas standardeve për gara ndërkombëtare.”, ka shkruar Çeku.

“Marrëveshja e nënshkruar sot me kryetarin Kadri Rahimaj, në një afat optimal do të shndërrohet në realitet të prekshëm. Mbi 3 milionë euro të ndara nga MKRS, janë investim direkt në vizionin e përgjithshëm të atletikës në Kosovë dhe zhvillimin e turizmit sportiv.”, ka shtuar ai.

RemasterDirector_658a5e637
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024