Shqipëria i del në ndihmë Greqisë, dërgon 50 zjarrfikës
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Disa orë pasi Greqia refuzoi ndihmën e forcave zjarrfikëse shqiptare, qeveria “ka ndërruar mendje”, për shkak të emergjencës me flakët në vend.

Ministria e Mbrojtjes njofton se tashmë drejt vendit fqinj do të shkojnë 10 mjete zjarrfikëse dhe 50 zjarrfikës.

Top Channel mëson se ka qenë ministri i Mbrojtjes, Vassilis Kikilias, që ka kërkuar ndihmën nëpërmjet ambasadores shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga, për të shmangur mekanizmin e Bashkimit Europian për shkak të burokracive.

Më pas, Kikilias i ka telefonuar ministrit Niko Peleshi për të dakorduar nga të dyja palët nisjen e 10 makinave zjarrfikëse, dhe rreth 50 forcave zjarrfikëse dhe personel mbështetës.

Pritet që mjetet të kalojnë para mesnatës në pikën kufitare të Kapshticës dhe do të dislokohen në zonën e Aleksandrupolit për të marrë pjesë në operacionet e fikjes së zjarreve në këtë zonë.

Gjatë paradites, dy automjete zjarrfikëse dhe 9 punonjës të shërbimit të zjarrfikëses u nisën nga Maliqi dhe Korça me destinacion Aleksandropolinë. Por, pasi qëndruan për disa orë në hyrje të qytetit të Bilishtit, u kthyen mbrapsht nga pala greke.

Sipas deklaratave, shkaku i kthimit  ishte “u plotësuan nevojat nga vendet e tjera”, ndërkohë që sipërfaqe të mëdha me pyje por edhe banesa, si dhe një zonë të mbrojtur në të cilën ndodhej një manastir, janë përfshirë nga zjarret masive ditën e djeshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024