Qeveria bën përgjegjëse ASK-në për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria ka shtyrë datën e regjistrimit të popullsisë së Kosovës për dy muaj. Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar u tha se ky proces do të fillojë në nëntor të këtij viti, për shkak të pamundësisë së Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe vonesave të shkaktuara. Po ashtu, janë ndarë 60 mijë euro në kuadër të masës 1,3 për punësimin e grave dhe 100 mijë euro për investimin në infrastrukturë dhe ambient.

Kryeministri Albin Kurti ka hedhur akuza për procesin e vitit 2011 të regjistrimit të popullsisë, ku deklaroi se është bërë me një memorandum të thjesht mirëkuptimi.

Më tej, shefi i ekzekutivit shtoi se prokurimi i është lënë në menaxhim Autoritetit Qendror të Prokurimit, për çka ka pasur rezistencë brenda Komisionit Qendror të Regjistrimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Megjithatë, ai deklaroi se ky proces do të fillojë me vonesë.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 60 mijë euro për mbështetjen e punësimit të grave dhe 100 mijë euro të tjera për investimin në infrastrukturë. Këto mjete janë në kuadër të zbatimit të masës 1.3 dhe masës 5 të pakos së ringjalljes ekonomike.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kabineti qeveritar ka vendosur edhe për përfundimin e mandatit të parakohshëm të drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil, Bujar Ejupi.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se shkarkimi i tij bazohet në raportimet për shkelje profesionale.

Ndërkaq, kabineti qeveritar ka shtyrë për shqyrtim shpronësimin e pronave të paluajtshme në Komunën e Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

https://kosovapress.com/admin/qeveria-shtyn-regjistrimin-e-popullsise-ne-kosove/

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, po ashtu i janë propozuar Kuvendit të Kosovës, Florent Mehmeti dhe Salihe Gashi Loku si kandidatë për dy pozita të anëtarëve të Komisionit të Aurotitetit të Konkurrencës.

Ministrat kanë votuar pro edh koncept-dokumentit për Kodin e Procedurës Civile dhe për Gjykatën Administrative dhe të Punës.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
483
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024