​Rama: Nafta në Shpirag, me cilësi si ajo e Arabisë Saudite
Lajme
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se nafta e zbuluar në zonën e Shpiragut është një naftë e të njëjtës cilësi me naftën premium të Arabisë Saudite. Gjatë një konference për media, Rama bëri të ditur se investimi do të kap vlerën deri në 7 miliardë euro.

Pas gërmimeve në 6002 metra në thellësi të tokës në Shpirag nga kompania “Shell”, është prekur një rezervë e madhe gazi e nafte e cilësisë më të lartë.

Testi përfundimtar pritet të nisë në tetor të këtij viti, e ndërsa për kreun e qeverisë nëse gjithçka rezulton e suksesshme, atëherë do të shënohet një pikë kthese për jetën ekonomike të vendit. Ai tha se do të ndikojë në çdo hallkë të shoqërisë.

Rama tha se i gjithë investimi për infrastrukturën dhe logjistikën për depozitimin dhe ndarjen në gaz, naftë dhe sulfut, do të arrijë deri në 7 miliardë euro.

Po ashtu, Rama tha se ka filluar eksplorimi i fushës së Dumresë ku kompania italiane në fushën e shfrytëzimit të burimeve nëntokësore natyrore “Eni” është në punë dhe sipas kryeministrit aty ka të dhëna shumë optimiste dhe inkurajuese, por puna është në fazë fillestare.

Gjithashtu, Rama paralajmëroi ngritjen e Fondit Sovran që do të administrojë këtë pasuri të madhe kombëtare.

Rama tha se çdo shqiptar duhet të jetë i bindur që kjo pasuri e madhe është dhe e tija dhe kjo pasuri e madhe do të jetë një mbështetje për çdonjërin.

Rama ndër të tjera tha se për shkak të keqadministrimit, keqqeverisjes, keqkuptimit të madh dhe abuzimit historik me burimet natyrore në të kaluarën, fjala naftë në mendjen e qytetarëve shqiptarë është bërë sinonim i fjalës vjedhje, por tha se e kanë luftuar këtë dukuri duke vendosur marrëdhënie kontraktuale me kompanitë si “Shell” apo “Eni”, të një niveli ndërkombëtar./KosovaPress/

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bshpirag-ne-kantierin-e-nje-shprese-te-madhe-per-shqiperine-2030/
A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
4
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024