Murati i reagon AKK-së: Hipokrizi dërgimi i Ligjit për tatim në Kushtetuese
Biznes
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati e ka quajtur absurde dhe hipokrizi paralajmërimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës për dërgimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme në Gjykatën Kushtetuese.  

Ministri Murati pas mbledhjes së Qeverisë, theksoi se ligji ka hyrë në fuqi dhe nuk mund të bllokohet.

"Ka një lloj hipokrize sa i përket çështjeve të halleve që i qajnë. Është e pavërtetë që dëmtohet buxheti i komunave. Deri në datën e djeshme janë mbledhur 32.3 milionë euro.  Kjo është vetëm një lojë e disa prej komunave dhe në këtë rast e AKK-së", u shpreh ai.

Gjatë ditë, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paralajmëruar se komunat do ta dërgojnë Ligjin për Tatimin në pronën e paluajtshme në Gjykatën Kushtetuese.

https://kosovapress.com/admin/komunat-do-ta-dergojne-ligjin-per-tatimin-ne-pronen-e-paluajtshme-ne-kushtetuese/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024