Zbulohet naftë në Shqipëri
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Shpirag, zonën naftëmbajtëse më të rëndësishme në Shqipëri, pas një pune titanike thuajse 10 vjeçare, dhe arritjes në 6002 metra në thellësi të tokës, është prekur një rezervë e madhe gazi e nafte e cilësisë më të lartë, ndërkohë që po përgatitet testi vendimtar i qëndrueshmërisë së presionit të nëntokës për nxjerrjen e saj lart, i cili në rast suksesi do të thotë një kapërcim historik në jetën ekonomike të vendit.

Aktualisht aktiviteti i punës në kantier është përqendruar në vlerësimin e pusit Shpirag 5, si pjesë e Programit Vlerësues të Bllokut 2/3. Gjeologjia e kësaj fushe naftëmbajtëse është një nga më të vështirat, më sfidueset në botë.

Për të inspektuar ecurinë e kërkimeve në zonën naftëmbajtëse Shpirag 5, ku ka përfunduar me sukses faza e shpimit ishte kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, drejtues të kompanisë Shell në Shqipëri, si dhe drejtues të punimeve në puset Shpirag 4 dhe Shpirag 5.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Rama u njoh në mënyrë të detajuar nga drejtuesit e kompanisë si dhe ekspertët e terrenit mbi ecurinë e deritanishme të punimeve, ku zbulimi i rëndësishëm i kryer në 6.1 km në thellësi të tokës naftëmbajtëse, mbart bashkë me premtimin e madh të nxjerrjes së një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe sfidën e testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës.

Se nafta është aty, vetëm duhet siguruar rrjedhën e saj tha Marko Raceto.

Menaxheri zhvillimor në tërren, Ante Frens, tha se teknika e përdorur është ndërtuar në Zvicër, dhe se përmes saj, nafta shndërrohet në gaz.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024