Kritikohet ideja e Nagavcit: Blerja e teksteve shkollore do të ishte barrë për prindërit
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Opsioni i Ministrisë së Arsimit, që prindërit t’i blejnë vet tekstet shkollore për fëmijët, me mjetet financiare të siguruara nga shteti, po kritikohet nga shoqëria civile. Derisa i kërkohet ministrisë që të tërhiqet nga kjo ide, vlerësohet se do të ishte barrë për familjet si dhe do të krijonte vështirësi logjistike në gjetjen e librave.

Nga MAShTI po kërkohet që të bëjë zgjidhje të shpejtë për sigurimin e teksteve shkollore, në mënyrë që të mos humben ditë të mësimit të rregullt.

Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, e konsideron të dështuar ministren Arbërie Nagavci.

Sipas tij, MAShT-i nuk ka arritur të përgatitet me kohë për vitin shkollor.

Derisa thekson vendimin e SBASHK-ut për të mos mbajtur greva, Jasharaj thotë se vet Nagavci po i bën pengesë fillimit të vitit të ri shkollor.

Sipas Jasharajt, Nagavci është dashur të publikojë pasqyrën e çmimeve të teksteve shkollore të shtëpive botuese.

Edhe Dibran Hoxha nga Organizata për Rritjen e Cilësisë (ORCA), është shprehur kundër idesë së ministres Nagavci për tekstet shkollore. Sipas tij, kjo përgjegjësi është e ministrisë dhe jo qytetarëve.

Profesoresha Besa Luzha deklaron se ky opsion nga Ministria e Arsimit është në dëm të nxënësve. Sipas saj, nëse kjo ndodh atëherë fillimi i këtij vitit shkollor do të jetë mjaft problematik.

Ky paralajmërim nga Ministria e Arsimit që tekstet shkollore për fëmijët t’i blejnë prindërit, me mjetet e financuara nga shteti, nuk është pritur mirë as nga qytetarët. Sipas tyre është përgjegjësi e ministrisë që t’i sigurojë librat për nxënësit.

Ndërsa sekretari i Këshillit të Prindërve, Enver Balaj, tha për KosovaPress se nesër gjatë ditës, pas mbledhjes me Këshillin e Prindërve, do të dalin me një qëndrim lidhur me këtë çështje.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme, përfaqësues të shtëpive botuese kanë marrë pjesë në takimin e ftuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, por askush nuk është deklaruar për media.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Ministrja e Arsimit, Arbëria Nagavci, në një konferencë për media të hënën ka deklaruar se po e shqyrton mundësinë që këtë vit librat për nxënësit t’i blejnë prindërit, ndërsa mjetet financiare t’i transferojë ministria në xhirollogaritë e prindërve. /E.Krasniqi/

https://kosovapress.com/admin/tekstet-shkollore-pritet-te-blihen-nga-prinderit-ministria-e-arsimit-do-ti-transferoje-parate/
https://kosovapress.com/admin/blerja-e-teksteve-shkollore-nga-prinderit-mashti-nuk-i-njoftoi-drejtoret-komunale/
https://kosovapress.com/admin/shtepia-botuese-dukagjini-kemi-ofertuar-te-ministria-e-arsimit-me-lire-se-vitin-e-kaluar/
https://kosovapress.com/admin/krasniqi-mbi-300-mije-familje-kosovare-do-te-detyrohen-ti-blejne-librat-per-femijet-e-tyre/
https://kosovapress.com/admin/ldk-kerkon-doreheqjen-e-ministres-nagavci-propozimi-per-librat-paaftesi-e-qeverise/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024