MAShTI do të rimbursojë librat shkollorë
Lajme
Lexohet për: 3 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka bërë të ditur se procesi i rishikimit të teksteve shkollore ka nisur, me rekomandime të Institutit Pedagogjik dhe të Avokatit të Popullit, duke nënvizuar se gjetjet e këtyre dy institucioneve janë shumë të rëndësishme.

Në një konferencë për media, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci deklaroi se për vite me radhë, furnizimi i nxënësve me tekste shkollore ka qenë sfidues dhe jo i drejtë. Me ç’rast ka shtuar se këtë vit shtëpitë botuese padrejtësisht kanë rritur edhe çmimin e teksteve shkollore, porse e njëjta tha se janë duke punuar në këtë drejtim.

Duke folur për përgatitjet e vitit shkollor, Nagavci ka njoftuar se do të ndahen mjete për prindërit e nxënësve në mënyrë që ato të shpenzohen për blerjen e librave.

Nagavci, poashtu tha se së fundmi MASHT-i ka filluar rishikimin e teksteve të gjuhës shqipe dhe të matematikës nga klasa e parë deri në të nëntën.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Duke folur për sfidën e furnizimit të nxënësve me tekste shkollore, Nagavci tha se ka pasur raste të keqpërdorimeve dhe abuzimeve me to, për të cilat tha se i kanë adresuar si raste.

Mes tjerash, Nagavci derisa tha se kjo është e papranueshme për MAShT-in, përmendi një rast kur brenda një viti shkollor një tekst ishte shitur me një çmim prej 3 eurosh e vitin pasues mbi 12 euro.

https://kosovapress.com/admin/tekstet-shkollore-pritet-te-blihen-nga-prinderit-ministria-e-arsimit-do-ti-transferoje-parate/

Nagavci ka treguar edhe mënyrën e aplikimit për rimbursimin e mjeteve që duhet të kryejnë prindërit.

Nagavci po ashtu tha se së fundmi nga shtëpitë botuese është paralajmëruar edhe kallëzim penal, porse sipas saj, një gjë e tillë është e pabazë.

Ajo tha se rastet e tilla që kanë hasur tek shtëpitë botuese, i kanë adresuar tek organet kompetente, mirëpo deri më tani nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

E pyetur si do të zhvillohet mësimi në veri të vendit, Nagavci tha se mësimi pritet të fillojë nga 1 shtatori në të gjitha shkollat e vendit. E njëjta shtoi se MAShT është i gatshëm për mbështetje në secilën shkollë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024