Ushtarët amerikanë do të kryejnë stërvitje ajrore në Polac
Lajme
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Në ditët në vijim, kontingjenti amerikan i caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it në Lindje do të zhvillojë një aktivitet ajror në një fushë të hapur afër Polacit, në Mitrovicë Jugore.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se me këtë rast do të mbyllet qarkullimi ngjitur me zonën e stërvitjes.

Aktiviteti i kërcimit me linjë statike do të përfshijë parashutistët nga "Garda Kombëtare e SHBA" dhe helikopterët amerikanë nga aviacioni i Task Forcës Bondsteel në mënyrë që të ruajnë aftësitë specifike referuar njësive ajrore.

“Për shkak të sigurisë, qarkullimi në rrugën ngjitur me zonën e stërvitjes parashikohet të mbyllet periodikisht gjatë gjithë aktivitetit stërvitor”, thuhet në komunikatë.

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
346
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024