Varianti i ri i COVID-19 mbërrin edhe në Izrael
Covid-19
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Një variant i ri i COVID-19 i quajtur BA.2.86 është identifikuar për herë të parë në Izrael, njoftuan mediat lokale të dielën.

Organizata e Transmetimeve Publike të Izraelit (KAN) konfirmoi praninë e variantit, duke shënuar rastin e katërt të njohur në mbarë botën pas identifikimit të tij në SHBA, MB dhe Danimarkë.

Organizata vuri në dukje se numri i madh i mutacioneve të bartura nga varianti i ri, BA.2.86 mund t'i bënte vaksinat joefektive, duke shqetësuar kështu Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Më herët, OBSH e caktoi BA.2.86 si një "variant nën monitorim" për shkak të mutacioneve të shumta që mbart. (AA)  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024