​Theret me thikë një person në qendër të Mitrovicës
Siguri
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person me inicialet S.J. është therur me thikë dhe po trajtohet në spitalin e Mitrovicës, ndërsa është jashtë rrezikut për jetë.

Ngjarja ka ndodhur sot ( e diele) rreth mesditës afër postës kryesore në Mitrovicë.

Mësohet se incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje të çastit në mes të disa personave.

KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me policinë në Mitrovicë, por ata nuk janë përgjigjur.

Deri tani nuk dihet motivi i saktë i kësaj ngjarje dhe nëse policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin. /A. Damati/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024