Sulmohet autobusi i tifozëve të Dritës pas ndeshjes me Lirinë
Sport
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Autobus i tifozëve të Dritës është sulmuar nga disa persona në Prizren pas përfundimit të ndeshjes kundër Lirisë, e vlefshme për xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në futboll.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë daljes së simpatizuesve nga stadiumi, disa prej tyre kanë hedhur gurë në drejtim të autobusit të simpatizantëve mysafir me ç’rast kanë dëmtuar një xham anësor të autobusit.

“Raportohet se pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, gjatë daljes së simpatizuesve nga stadiumi, disa prej tyre kanë hedhur gurë në drejtim të autobusit të simpatizantëve mysafir me ç’rast kanë dëmtuar një xham anësor të autobusit.”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Ndryshe, kjo ndeshje u mbyll me barazim pa gola.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024