“Il Messaggero”: Shqipëria regjistron një bum turistik në verën e 2023
Turizem
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Shqipëria po konsiderohet gjithnjë e më shumë një destinacion turistik alternativ me kosto të ulët krahasuar vendet e tjera më të njohura dhe më të shtrenjta, si Spanja, Greqia dhe Italia, sipas “Il Messaggero”.

Shqipëra po përjeton një vit rekord të turizmit.

Në shtatë muajt e parë të vitit, Shqipëria regjistroi mbi 5.1 milionë turistë, 31% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022 që tashmë ishte një periudhë rekord.

“Në korrik, 1,7 milionë vizitorë të huaj zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë, 26% më shumë se një vit më parë”, deklaroi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Turizmit, turistët nga Kosova mbeten në krye të renditjes, të ndjekur nga vizitorë nga vendet e tjera evropiane.

Muajt e fundit numri i spanjollëve që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar.

Numri i turqve, është rritur me 142%, numri i malazezëve është rritur me 62%, francezëve me 58% dhe italianëve me 53% krahasuar me vitin e kaluar.

Numri i kinezëve gjithashtu është rritur fuqishëm, me 152% veçanërisht falë marrëveshjeve të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Ministrja e Turizmit, Daniela Santanchè, u takua në fillim të gushtit, në Tiranë homologen e saj Mirela Kumbaro, shkruan ATSh.

Me atë rast, ministrja Kumbaro njoftoi se Shqipëria në gjashtë muajt e parë të vitit kishte pritur mbi 310 mijë turistë italianë, 57% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
503
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024