“Ipko” ofron shërbime me çmime të larta për bashkatdhetarët, ankohen mërgimtarët
Biznes
Lexohet për: 3 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Operatori mobil “Ipko” në Kosovë ofron shërbime me çmime të larta për bashkatdhetarët.

Mërgimtarët të cilët po i kalojnë pushimet në vendlindje ankohen për shërbime telefonike të shtrenjta nga "Ipko".

Kjo kompani ofron numra (karta SIM) me pako të ndryshme për bashkatdhetarët me çmime prej 25 deri 50 euro.

S’e nuk ka numra më të lirë se 25 euro me pako validiteti tri javë, ka treguar një bashkatdhetar për KosovaPress. Sipas tij, operatori “Ipko” ofron çmime tejet të shtrenjta për mërgimtarët.

“Për të blerë një numër të ‘Ipko’, 25 euro është çmimi më i lirë për ne bashkatdhetarët. Ky çmim është shumë i shtrenjtë”, ka thënë një bashkatdhetar që nuk deshi t’i publikohet emri.

Këto çmime të larta i kanë konfirmuar për KosovaPress edhe kompania “Ipko”.

Afrika Zyferi nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun në “Ipko” ka deklaruar se kjo kompani ka krijuar pako të diasporës për të përmbushur nevojat e tyre gjatë qëndrimit në Kosovë si dhe në vendet e rajonit (Ballkani Perëndimor).

Ajo ka veçuar se pako ‘Diaspora’, përveç përfitimeve, përfshin edhe vlefshmërinë e numrit deri në 365 ditë në krahasim me numrat e tjerë.

Ajo ka thënë se kjo kompani ofron tri lloje të pakos për bashkatdhetarët prej 25, 35 dhe 50 euro.

“Ne ofrojmë pako të ndryshme për klientët tanë, ku përfitimet ndryshojnë për çdo numër të ri që i prezentohet apo aktivizohet tek klientit. Gjatë sezonës 45% të klientëve që shërbehën në dyqanet tona janë nga diaspora. Prandaj,  ne kemi krijuar pako të diasporës për të përmbushur nevojat e tyre gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë si dhe në vendet e rajonit (Ballkani Perëndimor). Vlen të theksohet se pako Diaspora, përveç përfitimeve, përfshin edhe vlefshmërinë e numrit deri në 365 ditë në krahasim me numrat e tjerë. Në numrat e tjerë (karta SIM) duhet të rimbushet të paktën 20 € për ta mbajtur numrin aktiv mbas 45 dite”, thotë Zyferi në një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

Përveç pakove të diasporës, Zyferi ka thënë se “Ipko” ofron edhe pako të tjera që janë në dispozicion gjatë gjithë vitit dhe që përfshijnë shumë përfitime për të përmbushur nevojat e ndryshme të komunikimit, si pakotë me para-pagim dhe me kontratë:

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024