Ekzekutohen pagat, ndërpritet greva e minatorëve në “Trepçë”
Tema
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Dhjetëra minatorë të ndërmarrjes “Trepça” në Stantërgë edhe të enjten paradite ishin në grevë shkaku i mosrealizimit të pagave për muajin korrik.

Ndërkohë, u.d. i kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes “Trepça”, Enis Abdurrahmani ka konfirmuar për KosovaPress se sot në mesditë kanë ekzekutuar pagat e muajt korrik për të gjithë minatorët e minierës së Trepçës.

Kryetari i Sindikatës së minatorëve të Trepcës, Ibrahim Januzi, ka thënë për KosovaPress se minatorët gjenden në kushte shumë të rënda financiare, andaj po grevojnë për shkak të vonesës së pagave.

Minatori, Miftar Mehmeti theksoi se ka qenë i detyruar të krijojë raport me një bankë komerciale dhe tani për shkak të vonesës së pagesës së këstit mujor iu kanë paraqitur probleme.

Ai shpreh hallin e tij se banka komerciale i ka dërguar disa herë mesazhe telefonike për të paguar këstin mujor.  

“Është duke më ardhur mesazhi që tri herë prej bankës për kredi’, u shpreh ai.

Në anën tjetër, Enis Abdurrahmani, u.d. i kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes “Trepça” ka konfirmuar për KosovaPress se sot gjatë ditës, siç u shpreh ai falë subvencioneve të ndara nga qeveria, kanë ekzekutuar pagat për të gjithë minatorët e “Trepçës”.

Abdurrahmani thekson se ndërmarrja ka pasur disa kriza financiare si rezultat i rënies së çmimit të metaleve në bursë, kursit të paritetit mes dollarit dhe euros, si dhe disa problemeve tjera, të cilat, sic thekson ai,  kanë ndikuar drejtëpërdrejt në vonesë të pagave.

“Sot janë ekzekuruar pagat për të gjithë punëtorët e ndërmarrjes “Trepça” Sh. A.  Pagat janë ekzekutuar falë subvencioneve të ndara nga Qeveria e Kosovës dhe falë angazhimit të madh të Ministrisë së Ekonomisë….Kemi pasur disa kriza si rezultat i disa faktorëve të jashtëm", u shpreh Abdurrahmani.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Minatorët kanë nis protestën një javë më parë shkaku i mosekzekutimit të pagave të muajit korrik.

Minatorët në Mitrovicë patën hyrë në grevë edhe një muaj më parë, në korrik për mos ekzekutimin e pagave të muajit qershor. /A. Damati/

https://kosovapress.com/admin/minatoret-e-ndermarrjes-trepca-hyjne-ne-greve/
25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
415
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024