Përmbytjet në pistë bënë që disa njerëz të mos ishin në gjendje të zbrisnin nga avionët që kishin mbërritur tashmë në Frankfurt. Rreth 70 fluturime u anuluan në total, pasi Gjermania qendrore pati shira të dendur dhe rrufe të shumta të mërkurën.
Në orët e vona të mbrëmjes, në zonat e pistës ishin mbledhur sasi të mëdha uji, duke lënë pasagjerët të ngecur në avionët që ishin ulur, shkruan dw, transmeton KosovaPress.Had quite a few DM’s from people wondering why flights were diverting away from Frankfurt….here’s your answer ??
— Flight Emergency (@FlightEmergency) August 16, 2023
pic.twitter.com/05ZAoFO2WN
Sipas faqes së internetit të Aeroportit të Frankfurtit, rreth 70 fluturime ishin anuluar si pasojë e motit të keq.
Për sa i përket ngritjeve dhe uljeve, Aeroporti i Frankfurtit mbyllet në orën 23:00 me kohë lokale (2100 UTC) por në rrethana të jashtëzakonshme si ajo e së mërkurës, kjo mund të zgjatet deri në mesnatë për të lehtësuar vonesat, anulimet dhe mbingarkesën ditën tjetër.