​“Të shkon”, Beshiktashi me video të Rashicës duke mbajtur shqiponjën në krah
Sport
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Reprezentuesi kosovar tashmë është prezantuar te skuadra e re që përmes një video në rrjetet sociale ka zyrtarizuar blerjen e reprezentuesit kosovar.

Faqja zyrtare e klubit turk ka publikuar një video të re ku shihet sulmuesi kosovar duke mbajtur një shqiponjë në krah, simbol i festës së futbollistëve shqiptar pas golave të shënuar.

“Të shkon”, është mbishkrimi që klubi tur ka vendosur sipër kësaj vdeoje, përcjellë KosovaPress.

Kalimi i Rashicës në Beshiktash mësohet se ka koston e 5.5 milionë eurove, ndërsa lojtari raportohet se ka nënshkruar kontratë tri vjeçare.

Edicionin e kaluar Rashica luajti për rivalin e Besiktasit, Galatasarain në formë huazimi nga Norëich City.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024