Republikanët e Kosovës reagojnë pas pezullimit nga KQZ
Lajme
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi të pezullojë partinë Republikanët e Kosovës për shkak të mos mbajtjes së kuvendit të brendshëm zgjedhor në afatet e parapara me legjislacionin në fuqi. Pas kësaj ka reaguar kryesia e partisë duke thënë se sot KQZ ka miratuar kërkesën për shtyrje të afatit të mbajtjes së kuvendit, 45 ditë nga marrja e këtij vendimi.

Në reagimin e partisë Republikanët e Kosovës, thuhet se kuvendi zgjedhor nuk është mbajtur për shkak të problemeve shëndetësore të kryetarit të partisë, Faton Kurti.

“Partia, Republikanët e Kosovës është pezulluar përkohësisht pasi për arsye të problemeve shëndetësore të kryetarit të Partisë z. Faton Kurti nuk ka qenë e mundur të mbahet Kuvendi i 3-të brenda datës 3 Gusht 2023. Komisionit Qendror i Zgjedhjeve i është kërkuar shtyrja e afatit dhe nga KQZ është miratuar po sot shtyrja e afatit të mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të Partisë me 45 ditë nga marrja e këtij vendimi”, thuhet në reagim.

Në reagim thuhet se data e saktë e mbajtjes së kuvendit të tretë të kësaj partie do të bëhet e ditur së shpejti.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkqz-pezullon-nje-parti-politike-ne-kosove/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024