Profesori universitar: Zbulimi në Ulpianë sjell evidenca të reja për historiografinë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Profesori i Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës, Tahir Latifi, e ka quajtur të jashtëzakonshëm zbulimin e mbishkrimit të përandorit Justinian në parkun arkeologjik “Ulpiana”.

“Ekspedita arkeologjike e kësaj vere në Ulpianën Antike vjen me zbulime të jashtëzakonshme. Përmendja e Justinianit të Madh dhe gruas së tij Theodora si themelues të qytetit dhe dedikues të kishave gjigante në qytetin e Dardanisë, Justiniana Secunda, paraqesin dëshmi të rëndësishme historike, duke sjell kësisoj evidenca të reja për historiografinë”, ka shkruar ai në Facebook.

https://kosovapress.com/admin/ceku-dedikim-i-fuqishem-nga-perandori-justinian-u-zbulua-ne-lokalitetin-arkeologjik-ulpiana/

Sipas tij, përmendja "Urbem Dardaniae" (Qyteti i Dardanisë) në mbishkrimin e sapo zbuluar konfirmon faktin që dardanët dhe Dardania vazhdojnë të qëndrojnë si një identitet dhe territor i rëndësishëm edhe në shek. VI.

https://kosovapress.com/admin/mbishkrimi-monumental-ne-ulpiane-osmani-zbulon-fragmente-te-qyteterimit-tone-te-lashte/

“Ndërsa Justiniani i Madh (527-565), përmes këtij mbishkrimi, na dëshmohet se ka ruajtur lidhjet me vendin e tij të origjinës – Dardaninë”, vijon ai.

Profesori universitar ka bërë të ditur se gërmimet udhëhiqen nga kolegu i tij, Arben Hajdari (Departamenti i Antropologjisë / UP), Christophe Goddard (ENS) dhe Milot Berisha (IAK).

https://kosovapress.com/admin/kurti-zbulimi-ne-ulpiane-deshmi-e-lidhjes-se-perandorit-justinan-me-dardanine/

“Pjesë e këtij projekti është edhe kolegu Ilir Culaj dhe një numër i madh i studentëve dhe ish-studentëve nga Departamenti i Antropologjisë. Përgëzime për kolegët nga Departamenti i Antropologjisë / UP, Arben Hajdari dhe Ilir Culaj, përgëzime për gjithë kolegët/et pjesëmarrës në gërmime!”, ka shkruar në fund ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024