Policia konfiskon municion të dyshuar në sasi prej mbi 1200 fishekësh në Zveçan
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Dy qese me municion të dyshuar, me sasi prej mbi 1200 (njëmijedyqind) fishekësh i ka konsfiskuar Policia e Kosovës në afërsi të një shtëpie të braktisur në fshatin Rudine – Zveçan.

“Policia e Kosovës, respektivisht Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë - NjNSh nga Policia Kufitare, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta të patrullimit, në afërsi të një shtëpie të braktisur në fshatin Rudine – Zveçan kanë hasur në dy qese me municion të dyshuar, me sasi prej mbi 1200 (njëmijë e dyqind) fishekësh”, thuhet në komunikatën për media.

Bëhet e ditur se në vendngjarje kanë dalë edhe njësia e Hetimeve dhe Forenzikës nga DRP Mitrovicë Veri, e cila ka bërë ekzaminim e vendit të ngjarjes si dhe konfisikimin e municionit të dyshuar.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent me urdhër të të cilit rasti i kalohet njësive përkatëse policore nga DRP Mitrovicë Veri për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës do të vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftimin, hetimin dhe identifikimin e  kryesve të veprave penale dhe dukurive të tjera negative, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024