Tempulli ri-akreditohet edhe për pesë vjet nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
Biznes
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Me qëllim të plotësimit të mungesës të punëtoreve të trajnuar për operime me makineritë me destinime të veçanta, për nevojat e tregut kosovar dhe jo vetëm, Tempulli tashmë do të ofrojë edhe module dhe kualifikime kombëtare shtesë për nevojat e industrisë së transportit dhe ndërtimeve.

I pyetur nga Kosovapress, profesor Muhamed Krasniqi, drejtor i Akademisë Tempulli deklaroi se “Sapo morëm vendimin për akreditimin dhe validimin pesëvjeçar të Tempullit nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Ky akreditim është një sukses i radhës në vitin e parë të dekadës së tretë të punës tonë.  Zgjerimi i ofertës së shërbimeve trajnuese të Tempullit padyshim se do të ofrojë një mundësi brilante për ngritjen e kompetencës profesionale në disa profesione, ku vazhdimisht kemi raste të lëndimeve dhe vdekjeve në vendet e punës.  Me trajnimin e këtyre punëtorëve sigurisht që do të ulet numri i aksidenteve dhe incidenteve të ndryshme nëpër ambientet e punës, me çka përveç rrezikimit të shëndetit po shkaktohen humbje të konsiderueshme ekonomike. Organizimi i këtyre trajnimeve do të krijojë rrethana të reja në rritjen e sigurisë në punë po edhe në rritjen e njohurive dhe shkathtësive për punëtoret e këtyre profesioneve në tregun kosovar.”

“Jam i lumtur që së bashku me ekipin tim të profesorëve dhe trajnerëve tash e tutje do të zhvillojmë edhe module trajnuese të kualifikimeve të veçanta kombëtare, siç janë: operimet me të gjitha llojet e pirunierëve, vinçave, ashensorë të ndërtimit, trajnime për sigurinë në ambientet e punishteve, makineritë për thyerjen dhe përpunimin e gurëve, betonim, asfaltim, shpim, rrafshim, bartjen e mbeturinave, etj” vijoi profesor Krasniqi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024