Shakira dhe Drake nxisin thashetheme për romancë
Magazina
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Shakira dhe Drake ndezën thashethemet për një romancë pasi u larguan në mënyrë të dyshimtë duke lënë të njëjtën festë në orët e mëngjesit të së dielës në West Hollywood, Kaliforni.

Pas një nate vonë, një dëshmitar okular zbuloi për DailyMail.com se superylli, 46-vjeçare, dhe reperi kanadez, 36 vjeç, u panë të dy duke u larguar “brenda minutash nga njëri-tjetri në orën 3:25 të mëngjesit”.

Ndërkohë që ata nuk u fotografuan së bashku, nëna e dy fëmijëve, e cila vitin e kaluar u nda nga ish-partneri i saj Gerard Pique pas 11 vitesh së bashku, dukej shkëlqyese me një bluzë portokalli dhe një palë xhinse.

Krijuesja e hitit “Hips Don't Lie” kombinoi pamjen e saj të lezetshme me një palë taka gri me platformë dhe një çantë të bardhë.

Ndërsa Drake kishte veshur një xhaketë të kaltër mbi bluzë të bardhë dhe xhinse.

Ndërsa po kthehej në makinën e tij, fituesi i Grammy-t u pa duke mbajtur një gotë verë me vete.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024