Futboll/ Vajzat e Kosovës U19 ndeshen me Malin e Zi në dy ndeshje miqësore
Sport
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës U19 e vajzave është nisur për në Rozhajë, ku do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Malit të Zi të së njëjtës grupmoshë.

Pjesë e ekspeditës është edhe përzgjedhësja e Kombëtares A, Anneli Andersen, e cila përveç se do të ndihmojë me këshillat e saj, do të shohë nga afër potencialin e lojtareve të reja, të cilat në të ardhmen do ta bartin barrën në Kombëtaren A.

Ndeshja e parë do të zhvillohet nesër (më 15 gusht) në orën 17:30, derisa ndeshja e dytë të enjten (më 17 gusht), në orën 10:00. Paraprakisht Kombëtarja U19 nën drejtimin e Albina Rrahmanit ka mbajtur përgatitje tre ditore në Kampin Nacional në Hajvali.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024