Arrihet marrëveshja, Neymar lojtar i Al Hilalit
Sport
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Neymar nuk do të veshë fanellën e Paris Saint-Germain gjatë këtij sezoni 2023-2024. Sulmuesi brazilian do t'i bashkohet skuadrës arabe Al-Hilal pasi që pronari i klubit francez Nasser Al-Khelaifi ka arritur marrëveshje të hënën me klubin saudit.

Që nga e diela, e ardhmja pariziane e Neymar ishte errësuar, numri 10 i Seleçaos kishte kuptuar se rikthimi i Kylian Mbappés ishte i lidhur me të ardhmen e tij.

Media të ndryshme, përfshirë L'Equipe, bëjnë të ditur se nata e kaluar ishte e frytshme në këtë rast, deri në atë pikë sa çoi në një marrëveshje përfundimtare mes Paris Saint-Germain dhe Al-Hilal.

Me fjalë të tjera, në orët e ardhshme, ose më së voni të martën, Neymar duhet të arrijë në Arabinë Saudite ku kampionati sapo ka nisur.

Për shërbimet e tij, Al Hilal mësohet se do të paguaj 100 milionë euro.

Në Al-Hilal, 31-vjeçari do t'i bashkohet një skuadre të drejtuar nga Jorge Jesus dhe atje do të gjejtë lojtarë si Ruben Neves, Sergej Milinkovic-Savic apo edhe Malcom dhe Kalidou Koulibaly.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,544
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024