Asllani: Mezi pres të nis kampionatin me Interin
Sport
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, ka komentuar fitoren në miqësore ndaj Egnatias, skuadër që luan në ligën elitare të vendit të tij, Shqipërinë.

Reprezentuesi shqiptar ka thënë se skuadra është e bashkuar dhe në formë të mirë për të nisur kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ata na vunë në pak vështirësi, por ishte e rëndësishme për ne ta rikthenim situatën në favorin tonë.”, tha fillimisht Asllani, përcjellë KosovaPress.

“Jemi mirë dhe tani presim fillimin e Serisë A. Jam i kënaqur me ekipin, jemi kompakt dhe të bashkuar. Mezi presim të vijë ndeshja e parë në kampionat sepse duam ta nisim me këmbën e djathtë”, nënvizoi lojtari i Nerazzurrëve për mediat e klubit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024