Problemet me mbeturina, ankohen banorët në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeqyteti vazhdon të ketë probleme me mbeturinat. Disa kontejnerë janë të stërmbushur derisa qese e gjera të tjera kanë dalë edhe jashtë tyre. Qytetarët po kërkojnë zgjidhje nga Komuna e Prishtinës derisa theksojnë se si pasojë e kësaj po rrezikohen edhe nga qentë endacakë.

Banorët në lagjen Mati thanë për KosovaPress, se Kompania Pastrimi nuk po i mbledh mbeturinat me rregull.

Gëzim Hajdini i cili banon në rrugën “Malush Kosova”, tha se mbeturinat, përveç papastërtisë, po sjellin edhe rrezikun e qenve në lagje.

"Po, në rrugën Malush Kosova po, se e kanë çdo të hënë për t'i hequr, e vijnë çdo dy ose tre javë, bëhet shumë mbeturina, mban aroma shumë e keqe. Qentë po mblidhen shumë, është edhe rrezik prej qenve”, tha Hajdini.

Po ashtu, edhe qytetari që banon në rrugën “Muharrem Fejza”, Selim Berisha, tha se përkundër që pagesën për mbeturina e bëjnë me rregull, shërbimi sipas tij është i mangët.

“Nuk po e pastrojnë kurrë siç duhet, e marrin disa, prapë mbetet e gjithë toka, nuk po e kryejnë ashtu siç duhet", tha ai.

E banori tjetër, Faruk Abdurrahmani, u shpreh se komuna duhet ta shqyrtojë këtë problem dhe të gjejë zgjidhje për të, ngase sipas tij në këtë mënyrë po rrezikohet shëndeti i qytetarëve./Z.Zeneli

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024