​Nesër nis seminari ndërkombëtar për gjuhën, kërkohet rimëkëmbja e shqipes
Intervista
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Nesër (e hënë) nis Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, por edhe me albanologjinë përgjithësisht. Drejtori i seminarit, Bardh Rugova tregon për KosovaPress se edicioni i 41-të me radhë ka mbledhur rreth 250 pjesëmarrës.

Sipas tij, interesimi i të huajve për të marrë pjesë këtë vit ishte edhe më i madh, porse në pamundësi buxhetore kanë kërkuar mirëkuptim nga një pjesë e të interesuarve.

Ai flet edhe për mosinteresimin shtetëror për investim në departamente të shqipes në universitete botërore. Derisa thekson se “mërgimtarët po shndërrohen në gjysmëfolës të shqipes”.

Akademik Rugova thekson nevojën që ky seminar të ketë një linjë të veçantë buxhetore, e jo sikurse po ndodh, të mos dihet deri në javën e fundit se cilat aktivitete mund të mbahen ose jo.

Derisa janë duke u bërë edhe përgatitjet e fundit teknike për seminarin, profesori universitar thotë se për shkaqe financiare nuk është ditur deri në fund, nëse do të mund të realizohen.

Shqetësime ngreh për "gjuhën në vdekje".

Drejtori i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka kritika edhe për mosinteresimin e shtetit në 20 vjetët e fundit për mësimin e shqipes në botë.

Sipas profesorit Rugova, “rreziku për shqipen” ndahet në sfera të ndryshme.

Akademik Rugova thotë se ka pasur nevojë që në mënyrë serioze të punohet edhe për një fjalor të gjuhës shqipe.

Ndryshe, edicioni i 41-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të mbahet prej14 deri më 25 gusht 2023. Temat bosht për sesionet shkencore janë: “Shqipja në rrezik” dhe “Letërsia shqipe dhe interkulturalizmi”. Në kuadër të këtij edicioni, përveç aktiviteteve tjera, do të mbahen nëntë ligjërata shkencore. 

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim!

https://kosovapress.com/admin/te-henen-nis-seminari-nderkombetar-per-gjuhen-letersine-dhe-kulturen-shqiptare/
A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
171
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024