Xavi flet për Neymar
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Së fundmi po spekulohet vazhdimisht për një rikthim të Neymarit te Barcelona.

Neymar është duke punuar me Paris Saint-Germain që të dy palët të gjejnë akordin për largimin e yllit brazilian, raporton KosovaPress.

Neymar thuhet se është pranë kalimit te Barça, madje raportohet se është arritur edhe akordi personal.

Tani, rreth kësaj situate ka folur edhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez.

“Unë veçse e kam thënë se merkato është e hapur deri më 31 gusht, kështu që fokusi im është te Getafe. Unë nuk mund të them asgjë më shumë”, tha Xavi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024