Kurti: Rruga Prizren-Tetovë e rëndësishme për rajonin tonë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se aksi rrugor Prizren-Tetovë, është ndër më të rëndësishmit në aspektin ekonomik për rajonin. Ai theksoi se zhvillimi ekonomik dhe ndërtimi i infrastrukturës nuk duhet të jetë i rezervuar vetëm për zonat urbane. Kështu ka thënë ai nga fshati i Vicë i Tetovës, ku përmendi se kjo rrugë ka rëndësi të madhe për të dyja anët.

Pas vizitës që bëri në Tetovë, ai tha se ky projekt nuk llogaritet të ketë kosto shumë të lartë.

“Ardhja jonë këtu është edhe mirënjohje për banorët e këtij fshati me rreth 180 shtëpi, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë këtu, të mos e lëshojnë fshatin por të jenë këtu në vendlindjen e tyre, në vendbanimin e tyre ku jetojnë dhe punojnë”, tha Kurti.

Kurti shtoi se aksi që lidh Prizrenin me Tetovën është marrëveshje mes dy qeverive nga mbledhja e përbashkët. Ai shtoi se dëshirojnë që ky studim fizibiliteti të pasohet sa më shpejt me punimet dhe me realizimin e këtij projekti.

Ai tha se edhe kryetari i Tetovës është i interesuar që sa më parë të realizohet projekti i aksit “Tetovë-Prizren”.

Edhe zëvendësministri i Infrastukturës në Kosovë, Hysen Durmishi tha se ky aks rrugor është prioritet i qeverisë, për çka shtoi se ka rëndësi të madhe në ofrimin e dy qyteteve dhe për zhvillimin ekonomik.

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasumi theksoi se po punojnë për zhvillimin e kësaj pjese të malësisë së Sharrit.

Lajmi i plotë sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024