Ballkani vazhdon me fitore në Ligën e Konferencës, mposht Lincoln Red Imps
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kampioni i Kosovës, Ballkani ende nuk di për humbje në kualifikimet e Ligës së Konferencës, ku sot e mposhti skuadrën e Lincoln Red Imps.

Ballkani ka shënuar fitore në ndeshjen e parë kundër Lincoln Red Imps, e vlefshme kjo për raundin e tretë kualifikues së Ligës së Konferencës, raporton KosovaPress.

Pas plot 90' minutave lojë të zhvilluara në stadiumin "Fadil Vokrri", Ballkani e ka mposhtur 2:0 Lincoln Red Imps.

Gjithçka u vendos brenda tre minutave, ku fillimisht Meriton Korenica shënoi për 1:0 në minutën e 59', kurse Lorenc Trashi thelloi epërsinë në 2:0 në minutën e 62' të ndeshjes.

Ballkani fiton si vendas pas një paraqitje tejet të mirë në "Fadil Vokrri", kurse ndeshjen e kthimit kundër Lincoln Red Imps e zhvillon në Gjibraltar në stadiumin "Victoria" më i 17 korrik me fillim nga ora 18:00.

Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Ballkanit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024