Ballkani-Lincoln Red Imps, formacionet zyrtare
Sport
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i përballjes mes Ballkanit dhe Lincoln Red Imps.

Ky do të jetë takimi i parë mes këtyre dy skuadrave, në një ndeshje që është e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, raporton KosovaPress.

Ballkani në raundin e kaluar eliminoi skuadrën e Larnes me rezultat të thellë 7:1, kurse Lincoln Red Imps u eliminua nga Qarabag 6:1 në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Kosovës do të synojë ta vazhdojë me fitore aventurën në Ligën e Konferencës, dhe t’ia lehtësojë vetit punën për ndeshjen e kthimit kundër skuadrës nga Luksemburgu, Lincoln Red Imps.

Gjyqtari kryesorë i ndeshjes së sotme do të jetë suedezi, Kristoffer Karlsson.

Ndërkaq, të dy trajnerët tanimë kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024