Stano: Nëse Serbia nuk është duke bërë gjithçka në deeskalim, do të vendosen masa ndaj saj
Lajme
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë vendosur për shkak “të paaftësisë të autoriteteve kosovare që të sillen në mënyrë evropiane”, duke mos treguar se kur do të hiqen ato.

Stano në konferencë për medie të enjten, ka thënë se nëse shtetet anëtare të BE-së vlerësojnë masa ndëshkuese do të vendosen edhe ndaj Serbisë.

“Nëse shtetet anëtare vendosin, atëherë do të vendosim edhe masat e nevojshme kundër Serbisë nëse 27 shtetet anëtare konstatojnë se në atmosferën aktuale, në kontekstin aktual të kësaj krizës së fundit, Serbia nuk po bën asgjë për de-përshkallëzim”, tha ai.

Stano konfirmoj se kanë pranuar letrën nga 50 ligjvënës evropianë dhe amerikanë, ku u është bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasje karshi Serbisë, e të jenë më të ashpër.

Mirëpo tha se ka mijëra deputetë në Bashkimin Evropian, por politika e jashtme e  BE-së formohet nga unanimiteti i 27 vendeve anëtare.

Ndërkaq kërkoi nga Kosova dhe Serbia të sillen në mënyrë evropiane.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024