Futbollisti anglez dënohet me 20 muaj burg
Sport
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-lojtari i Newcastle United dhe Hull Cityt, Marcus Maddison, është dënuar me 20 muaj burg për një sulm ndaj një gruaje 60-vjeçare në muajin shtator.

Maddisonit iu dha dënimi i gjatë nga Gjykata e Teesside pasi ai e pranoi se i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore gruas në fjalë, raporton KosovaPress.

29-vjeçari kishte luajtur për Darlington FC në National League North kur ndodhi incidenti. Që atëherë, klubi ka insistuar se ka një tolerancë zero për sjelljet abuzive.

Klubi konfirmoi se kontrata e tij ishte ndërprerë me pëlqim të ndërsjellë pas një hetimi të menjëhershëm disiplinor.

Sipas “BBC News”, një zëdhënës i klubit tha: "Darlington FC është një klub në pronësi të tifozëve dhe ka zero tolerancë ndaj diskriminimit, dhunës ose sjelljes abuzive".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024