Mbretëria e Bashkuar, sanksione të reja ndaj Rusisë
Bota
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria britanike njoftoi të martën "aksionin më të madh të Mbretërisë së Bashkuar" që synon qasjen e Rusisë në furnizimet e huaja ushtarake.

Paketa përfshin 22 sanksione të reja ndaj individëve dhe bizneseve jashtë Rusisë, që mbështesin luftën e saj kundër Ukrainës, si dhe tre kompani ruse që importojnë pajisje elektronike jetike për pajisjet ushtarake ruse të përdorura në fushë betejë, thanë në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.

Në deklaratë thuhej se Mbretëria e Bashkuar "po trajton mbështetjen iraniane dhe bjelloruse" për luftën e Rusisë, pasi sanksionet e reja përfshijnë gjithashtu individë dhe subjekte iraniane të përfshirë në kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e dronëve, dhe organizatat bjelloruse të mbrojtjes të lidhura me prodhimin e teknologjisë ushtarake.

“Sanksionet e sotme do të zvogëlojnë më tej arsenalin e Rusisë dhe do të mbyllin rrjetin zingjiror të furnizimit që mbështesin industrinë e mbrojtjes të Putinit tani në vështirësi”, tha në deklaratë Sekretari i Jashtëm James Cleverly.

"Nuk kanë ku të fshihen ata që mbështesin makinerinë ushtarake të Rusisë", shtoi ai.

Ministria e Jashtme u zotua të punojë së bashku me partnerët ndërkombëtarë për të parandaluar palët e treta që të furnizojnë me armë Rusinë. /AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024