UEFA shtyn ndeshjen kualifikuese AEK-Dinamo pas vrasjes së një tifozi
Lexohet për: 1 min.
UEFA
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ndeshja kualifikuese e Ligës së Kampionëve ndërmjet AEK-ut të Athinës dhe Dinamo-s të Zagrebit të martën u shty pasi një tifoz futbolli u ther me thikë për vdekje në një përleshje.

Policia greke konfirmoi në një deklaratë se një person u ther me thikë për vdekje dhe tetë të tjerë u plagosën gjatë një përleshje brutale mes tifozëve të AEK-ut dhe Dinamo-s në Nea Filadelfia, në periferi të Athinës të hënën vonë, shkruan Anadolu Agency.

Policia arrestoi 98 persona të përfshirë në sherrin gjatë natës.

Në një deklaratë, Dinamo "dënoi ashpër" trazirat në Athinë.

Ndeshja e parë e Ligës së Kampionëve ndërmjet AEK-ut dhe Dinamo-s u shty nga UEFA, konfirmoi klubi kroat.

Ndeshja e dytë ndërmjet tyre ishte planifikuar fillimisht për 15 gusht në Zagreb.

Ose AEK-u ose Dinamo e Zagrebit do të përballen me Royal Antwerp të Belgjikës në fazën e play-off-it të Champions League.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024